Murati: Në RTK janë rreth 100 punëtorë që kanë pagë më të lartë se një ministër

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se rreth 100 punonjës në Radio Televizionin e Kosovës marrin paga më shumë se ajo e një ministri.

Murati gjatë shqyrtimit të Projektligjit për vitin 2022 ka njoftuar edhe për shkurtim buxheti për Radio Televizionin publik, përcjell lajmi.net.

“Te RTK është e vërtet që ka një shkurtim të buxhetit dhe këtë nuk e kemi bërë duke mos e marr parasysh gjendjen, por besoj se edhe ju si Komision, ndoshta edhe e dini që në RTK janë rreth 100 paga që janë më të larta se paga e një ministri”, tha Murati, përcjell Telegrafi.

Po ashtu, Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka miratuar në parim Projektbuxhetin për vitin 2022.

Në të nuk është përfshirë Ligji i Pagave, i cili është përcjellë me shqetësim nga sindikalistët. Këta të fundit kanë paralajmëruar protesta. 

/Lajmi.net/

Read Previous

Merkel: Gjendja me koronavirus në Gjermani është dramatike

Read Next

ShBA-ja për dialogun Kosovë–Serbi: Koha është për progres të vërtetë