MSH: Ndryshimi i perceptimit mbi vetëvr;asjen, i domosdoshëm për shoqërinë

Ministria e Shëndetësisë në Ditën Botërore të Parandalimit të Vetëvr;asjes ka thënë se ky është një problem serioz i shëndetit publik, që ka pasoja të thella sociale, emocionale dhe ekonomike.

MSH-ja ka thënë se mbarë botën regjistrohen mbi 700 mijë vetëvrasje cdo vit, ku çdo vetëvr;asje prek thellësisht shumë njerëz në mënyra të ndryshme.

Ndryshimi i perceptimit mbi vetëvrasjen është i domosdoshëm për të tejkaluar barrierat e heshtjes dhe mungesës së mirëkuptimit. Kjo kërkon kalimin drejt një kulture hapjeje, empatie dhe mbështetjeje të ndërsjellë. Përmes ndërgjegjësimit dhe krijimit të kulturave më të forta mbështetëse, mund të parandalohen shumë tragjedi”.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës në vitin 2021, në Kosovë janë regjistruar 19 vdekje nga vetëlë;ndimi i qëllimshëm, prej të cilave 16 janë meshkuj dhe 3 femra.

MSH-ja u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve, institucioneve dhe organizatave që të jenë pjesë e përpjekjeve të përbashkëta për parandalimin e vetëvr;asjes, duke thënë se ndihma është gjithmonë e mundshme pasi askush nuk duhet të përballet vetëm.

Ndër të tjera, ka potencuar se vetëvr;asja është një sfidë globale që kërkon reagim të shpejtë dhe të koordinuar si dhe me ndërhyrje të bazuara në dëshmi, shpesh me kosto të ulët, vetëvrasjet mund të parandalohen.

Read Previous

Kosovari i ekstraduar në SHBA pranon fajësinë për krime kibernetike

Read Next

Barcelona do të thyejë rekordin për kapacitetin më të ulët ndonjëherë në La Liga