MSH: 85 mijë vaksina kundër gripit sezonal janë në dispozicion të qytetarëve

Nga sot  ka nisur vaksinimi kundër gripit sezonal për qytetarët e Kosovës, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Lidhur me këtë, MSH-ja tha se numri i vaksinave në tërë territorin e Kosovës është 85, 000. E në kuadër të kësaj shpërndarja e tyre është bërë në të gjitha QKMF-të.

“Ju informojmë se sasia e vaksinave kundër gripit sezonal është 85,000 vaksina dhe shpërndarja e tyre është bërë në të gjitha QKMF-të në nivel vendi”, deklaron MSH.

Kurse në komunën e Prishtinës, këtë vit vaksinimi do të bëhet në 13 QMF-ja, ka bërë të ditur, drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Bujar Gashi.

Tutje Gashi tha se për momentin në stok janë 6,500 vaksina dhe se të planifikuara deri në përmbylljen e procesit janë 11,000 vaksina kundër gripit sezonal.

“Këtë vit vaksinimi kundër gripit sezonal është decentralizuar nga një njësi në 13 QMF. Si rezultat i saj sot nuk është vërejtur grumbullim i qytetareve. Për momentin kemi 6,500 vaksina ne stok, ndërsa të planifikuara janë  11,000 vaksina”, thuhet në përgjigjen e Gashit.

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve sidomos personave më të moshuar dhe personave me sëmundje kronike që të vaksinohen për t’u mbrojtur nga gripi sezonal./Telegrafi/   

Read Previous

NASA kap imazhin e veçantë të diellit “duke buzëqeshur”

Read Next

​BE për targat: Një zgjidhje për ri-regjistrimin, përmes një procesi gjithëpërfshirës