Moti në Gjakovë – Parashikimi për 7 ditë

Sot ka mbajtur mot kryesisht i vranët e me reshje shiu kohë pas kohe ndërsa temperatura ka variuar nga 4 deri në 14 gradë celsius.

  • Sipas parashikimeve, të martën parashihet përmirsim i motit kurse temperatura do të variojë nga 6 deri në 16 gradë celsius.
  • Të mërkurën parashihet të mbajë mot kryesisht stabil, me pak vranësira dhe intervale me diell e temperatura do të variojë nga 4 deri në 18 gradë celsius.
  • Ndërkaq, të enjtën do të mbajë kryesisht i vranët dhe diell kohë pas kohe, kurse temepratura do shënoj ngritje e cila do të variojë nga 8 deri në 22 gradë celsius.
  • Të premtën parashihet mot i vranët e kohë pas kohe me reshje shiu, ndërkaq temperatura do lëvizë nga 6 deri në 17 gradë celsius.
  • 6 deri në 17 gradë celsius parashihet temperatura për të shtunën e javës së ardhshme e mot i vranët me kushte për reshje shiu.
  • Për të dielën parashihet mot i vranët e me kushte për reshje shiu kurse temperatura do lëvizë nga 8 deri në 17 gradë celsius.

Read Previous

Rikonstruktohet qendra e vizitorëve në Parkun Kombëtar të Prespës

Read Next

Granit Xhaka me postim motivues për titull, pas barazimit me Liverpoolin