Mot i vranët dhe me shi sot në Gjakovë

Të hënën në vendin tonë pritet të mbajë mot i vranët dhe me shi.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat mbeten tipike vjeshtore në të dy vlerat ekstreme. Ato minimale pritet të sillen ndërmjet 3 dhe 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet mes 10 dhe 14 gradë Celsius.

Reshjet do të jenë të intensitetit mesatar deri të lartë pothuaj në gjithë territorin.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe mesatarisht e fortë.

Read Previous

Sot shënohet 24-vjetori i Masakrës së Poklekut dhe Çikatovës së Vjetër

Read Next

Specialja edhe sot vazhdon me gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-ës