Mot i ngrohtë për sot

Sot në vend do të mbajë mot kryesisht stabil, me pak vranësira dhe intervale me diell. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, e enjtja parashihet të jetë edhe dita më e nxehtë e javës, për shkak të prezencës së masave të ajrit me origjinë nga jugperëndimi.

Temperaturat minimale pritet të sillen ndërmjet 1 dhe 3 gradë Celsius, derisa ato maksimale mes 14 dhe 17 gradë Celsius.

Do të ketë erëra të lehta deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit, ndërsa presioni atmosferik do të shënojë vlera të rritura mbi normalen.

Read Previous

Vazhdon gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Read Next

Afro 3000 turistë të huaj vizituan Beratin në tre muajt e parë të vitit