Moglica, fshati me pamje piktoreske

Sikurse në çdo stinë tjetër edhe në këtë fillim vjeshte fshati Moglicë, ka një natyrë tejet të bukur. Vetëm pak kilometra larg nga zhurma e qytetit, këtu mund të gjesh qetësinë dhe të shijosh pamjen që të ofron natyra e kësaj ane. Gështënjat janë kryefjala e fshatit të cilat sipas banorëve janë të shumta dhe që sipas tyre për shkak të sasisë së madhe ata nuk mund të ja dalin ti vjelin të gjitha.

Përveq kësaj banorët merren edhe me bujqësi dhe blegtori. Një fakt që po mbetet shqetësues për këtë anë është largimi i banorëve, konkretisht i rinisë në mërgatë. Aktualisht në fshatin Moglicë janë 100 shtëpi.

Vjeshta nxjerrë në pah peisazhin natyror të kësaj anë. Andaj mund të thuhet se motivet që ka fshati Moglicë të ofrojnë mundësi të mira për turizëm veror dhe dimëror.

Read Previous

Qytetarët ankohen për ngritjen e çmimeve të produkteve, paralajmërohet edhe rritje e çmimit të bukës

Read Next

Kur është shqiptuar tiketa e parë për tejkalim shpejtësie?