Mjekët japin alarmin për gripin e domates, dhjetëra fëmijë të prekur nga infeksioni ngjitës

Deri më tani, 82 fëmijë nën pesë vjeç janë diagnostikuar me gripin e domates që nga maji dhe 26 të rinj të tjerë deri në moshën 10 vjeç dyshohet si të infektuar. Infeksioni mori emrin e domates sepse shkakton një ‘shpërthim’ të flluskave të kuqe të dhimbshme nëpër trupat e pacientëve që ‘zgjerohen gradualisht në madhësinë e një domate’. Shumica e pacientëve vuajnë gjithashtu nga temperatura e lartë dhe dhimbje të forta kyçesh, por janë raportuar gjithashtu lodhje, sëmundje dhe diarre.

Mjekët thonë se është ‘shumë ngjitëse’ dhe kanë frikë se mund të përhapet në popullatat e rritura nëse shpërthimi aktual nuk vihet nën kontroll. Ky lloj gripi vjen ndërsa bota ende po përballet me pandeminë Covid dhe një shpërthimi global të lisë së majmunëve. Sipas mjekëve fëmijët janë në rrezik më të madh të ekspozimit ndaj gripit të domates pasi infeksionet virale janë të zakonshme në këtë grupmoshë dhe përhapja ka të ngjarë të jetë përmes kontaktit të ngushtë.

Fëmijët e vegjël janë gjithashtu të prirur ndaj këtij infeksioni përmes përdorimit të pelenave, prekjes së sipërfaqeve të papastra, si dhe vendosjes së gjërave direkt në gojë. Nëse shpërthimi i gripit të domates tek fëmijët nuk kontrollohet dhe parandalohet, transmetimi mund të çojë në pasoja serioze duke u përhapur edhe tek të rriturit.

Aktualisht nuk ka asnjë test apo trajtim për virusin. Mjekët thonë se të gjithë pacientët duhet të izolohen për pesë deri në shtatë ditë që nga fillimi i simptomave dhe duhet të pushojnë, të pinë shumë lëngje dhe të marrin paracetamol. Virusi u zbulua për herë të parë në Kollam, Kerala lindore më 6 maj, dhe rasti i fundit ishte më 26 korrik. Infeksionet janë regjistruar në tre pjesë të tjera të Kerala – Anchal, Aryankavu dhe Neduvathur./Indeksonline.net/

Gripi i domates', mjekët regjistrojnë një shpërthim të sëmundjes misterioze  që ngjan me lijën e majmunit - Sociale

Read Previous

Dy prindër të punësuar, kriteri kryesor për regjistrimin e fëmijëve në IP “Ganimete Tërbeshi”

Read Next

Reduktimet e energjisë elektrike pengojnë punën e bizneseve