Miratohet vizionimi i Çarshisë së Madhe në Gjakovë

Çarshia e Madhe e Gjakovës është një tërësi e rëndësishme urbane që bart vlera të trashëgimisë kulturore në nivel shtetëror. Me karakteristikat e saj arkitekturore dhe organizimin specifik urban, kjo tërësi formon një ansambël monumental karakteristik dhe me interes për t’u mbrojtur dhe promovuar.

Duke qenë i tillë, restaurimi dhe revitalizimi i kësaj hapësire është trajtuar me shumë seriozitet.  Ministria e Kulturës së Kosovës tashmë ka miratuar vizionimin e Çarshisë.

Ky vizionim vjen si iniciativë e Ministrisë së Kulturës, respektivisht Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Gjakovë, në bashkëpunim më OJQ, Ec Ma Ndryshe, dhe me kontribut të Komunës së Gjakovës ndërsa bazohet në metodologjinë e planifikimit me pjesëmarrjen e qytetareve, bizneseve dhe profesionistëve të fushës.

Në bazë të këtij projekti të konceptuar, MKRS ka vazhduar procedurat e hartimit të projektit të “Trasesë së Çarshisë së Madhe”, për t’i hapur rrugë implementimit të tij gjatë vitit 2024.

/atsh/KultPlus.com/

Read Previous

RrGK i bën thirrje Qeverisë të adresojë nevojat e strehimoreve dhe shërbimeve tjera sociale

Read Next

“The Sun”: Shqipëria mes destinacioneve të njohura për plazhet mahnitëse