Miratohet Projektligji për policinë ushtarake të FSK-së

Sot u miratua, Projektligji për Policinë Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca njoftoi se 74 deputetë votuan për, asnjë nuk ishte kundër si dhe nuk pati asnjë abstenim.

Gjatë miratimit të këtij projektligji në mbledhjen e Qeverisë, kryeministri Albin Kurti kishte thënë se ky projektligj do ta ndihmojë policinë e FSK-së që të ketë autorizime për ta kryer misionin e saj.

“Policia ushtarake vepron brenda dhe jashtë kazermave të saj, andaj pjesëtarëve të uniformuar, punonjësve civil të mistrisë së mbrojtjes dhe FSK-së, ky projektligj u mundëson që të kenë autorizimet e nevojshme ligjore në mbështetje të misionit të vet”, kishte thënë Kurti.

Vlen të theksohet se të gjithë deputetët e pranishëm në sallën e Kuvendit votuan pro këtij projektligji./Sinjali/

Read Previous

OKB: Agresioni rus në Ukrainë mund të shkaktojë krizë globale në produktet ushqimore

Read Next

Të premten betohen ushtarët e rinj të Kosovës