Miratohet projektligji për çmimin tavan të produkteve bazë

Komisioni parlamentar për Ekonomi, sot ka miratuar me votat e mazhorancës Projektligjin me amendamente për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.

Ky projektligj për vendosjen e çmimeve tavan në produktet themelore, është miratuar në parim javën që shkoi në seancën e Kuvendit të Kosovës dhe është caktuar që me procedura të përshpejtuara, në një seancë të re më 8 nëntor të shqyrtohet në lexim të dytë.

Ndryshe, sipas vendimit nga Ministria e Industrirë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë çmimi tavan vendoset vetëm për derivatet e naftës.

/GazetaSinjali/

Read Previous

​AKP vendos për shitje 31 asete të ndërmarrjeve shoqërore përmes SHAL 61

Read Next

Çka i shkakton dhe si t’i parandalojmë venat e zgjeruara, flet kirurgia vaskulare, Laura Leci-Tahiri