MINT publikon tavanin e çmimeve të derivateve për 24 orët e ardhshme

Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë ka publikuar tavanin e çmimeve të derivateve për 24 orët e ardhshme.

Sipas vendimit të MINT, çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës është 1 euro e 71 centë, i benzinës 56 centë dhe i gasit 78 centë.

Krahasuar me dje, nafta është liruar për 1 cent e benzina për 2. Çmimi i gasit ka mbetur i pandryshuar.

Këto çmime hyjnë në fuqi sot nga ora 10:00 dhe janë të vlefshme për 24 orë.

/GazetaExpress/

Read Previous

Gjendja në pikat kufitare, pritje deri në një orë për të hyrë në Kosovë

Read Next

Ministrja Haxhiu thërret konferencë për media