Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ndan 9 milion euro për rinovimin e stadiumit të Gjakovës

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku ka bërë të ditur sot në një njoftim të dhënë në rrjetin social Facebook se ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Gjakovës për renovimin e stadiumit të Gjakovës.

Ministria ka ndarë 9 milion euro për përfundimin e stadiumit, ndërsa komunës i mbeten si obligim çështje të tjera që të arrihet përfundimi i stadiumit.

Njoftimi i dhënë më në detaje nga ministri Çeku:

Stadiumi i qytetit në Gjakovë do të renovohet. Për ta bërë të mundur këtë kemi ndarë 9 milionë euro.

Sot kemi nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me Komunën e Gjakovës, përmes së cilës ne kemi zotuar gjithë buxhetin e nevojshëm për përfundimin e stadiumit, ndërsa komuna ka për obligim zhvillimin e procedurave të prokurimit, punët ndërtimore si dhe mbikqyrjen teknike.

Futbollistët dhe qytetarët e kësaj komune dhe më gjerë do të kenë stadiumin e merituar, me kushte të dinjitetshme për të zhvilluar aktivitetet sportive dhe ndjekur ndeshjet e ekipeve të preferuara.”

Read Previous

Osmani të dërguarit britanik: Anëtarësimi i Kosovës në KiE do të ishte triumf për demokracinë

Read Next

Nuk ka marrëveshje në Bruksel për dinarin, pritet edhe një takim