Milioneri amerikan dënohet me burgim të përjetshëm

Robert Durst attends his sentencing on Thursday. (Pool)

Trashëgimtari i pasurive të paluajtshme amerikane Robert Durst dhe personazhi kryesor i një dokumentari rreth krimit HBO The Jinx është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e shoqes së tij më të ngushtë, raporton BBC

Durst u shpall fajtor për vrasjen e Susan Berman në vitin 2000, për ta ndaluar atë të fliste me policinë për zhdukjen e gruas së tij. Atëherë në moshën 55 vjeç, ajo u gjet e pajetë në shtëpinë e saj në Beverly Hills. Policia beson se ai është fajtor për vrasjen edhe të dy personave të tjerë.

Prokurorët e quajtën Durst, 78 – i cili u paraqit në gjykatën e Los Angeles për dënimin e tij,  një “psikopat narcisist”. Durst ka mohuar akuzat se ka vrarë miken e tij. Dënimi i tij për vrasje të shkallës së parë përjashton çdo mundësi lirimi me kusht, që do të thotë se ai tani ka shumë të ngjarë të vdesë në burg, shkruan abcnews.al

Susan Berman ishte një shkrimtare dhe vajza e një mafiozi në Las Vegas, dhe kishte punuar si zëdhënëse e Durst në kohën kur ishte i dyshuari kryesor për zhdukjen e gruas së tij. Gruaja e Durst, Kathleen McCormack, një studente e mjekësisë, u zhduk në vitin 1982 dhe supozohet se ka vdekur.

Prokurorët e Nju Jorkut po konsiderojnë ngritjen e akuzave të reja kundër tij për zhdukjen e gruas, sipas mediave amerikane. Prokurorët kanë argumentuar se Durst në fakt vrau tre persona – i treti ishte një fqinj i moshuar, Morris Black, i cili zbuloi identitetin e Durst në 2001 ndërsa ai po fshihej në Teksas dhe pretendonte se ishte një grua memece.

Durst u lirua nga akuzat për vrasjen e Black, duke deklaruar se e kishte vrarë për vetëmbrojtje. Durst është një anëtar i prej dinastive më të pasura dhe më të fuqishme të pasurive të paluajtshme në Nju Jork. Vëllai i tij Douglas Durst, i cili dëshmoi në gjyq, tha: “Ai do të donte të më vriste edhe mua”.

Në fund të serisë The Jinx, Durst dëgjohet duke thënë: “Çfarë dreqin bëra? I vrava të gjithë”. Disa orë para episodit të fundit të transmetuar në mars 2015, autoritetet arrestuan Durst në New Orleans për vrasjen e Berman.

/abcnews.al

Read Previous

Presidenca jep detaje rreth fjalimit të Vjosa Osmanit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Read Next

Studentët s’mund të vijojnë ligjëratat nëse s’janë të vaksinuar