Milani fitues i “Derby della Madonnina”

Derbi i qytetit të Milanos “Derby della Madonnina: i ka takuar Milanit. 

Skuadra e Milanit mposhti Interin të dielën, në ndeshjen derbi të javës së 12-të të Seri A të Italisë.
Derbin e vendosi goli i shënuar nga Christian Pulisiqit. Ai realizoi nga afërsia në minutën e 54-t pas topit të kthyer nga portieri i Interit, Yann Sommer.

Ndër më meritorët që Milani shënoi fitore ishte edhe portieri, Mike Maignan.

Ai priti penalltinë e gjuajtur nga ish-mesfushori i Milanit, Hakan Calhanoglu.
Në stol te Milani ishte mesfushori shqiptar, Ardon Jashari./koha.net

Read Previous

Dëshmitë kyçe të mbrojtjes vulosin fazën finale të procesit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Read Next

Zgjedhjet e parakohshme – problematike shihet rekrutimi i personelit