Mijëra mësimdhënës në Hungari protestojnë duke kërkuar reformën në arsim

Mijëra mësimdhënës në Hungari demonstruan, duke kërkuar përmirësime në kushtet e punës dhe reformën në arsim.

Anëtarët e Unionit Demokratik të Mësuesve të Hungarisë u mblodhën përpara Akademisë Hungareze të Shkencave në kryeqytetin e vendit, Budapest dhe i dorëzuan një peticion prej 9 pikash Ministrisë së Brendshme.

Më pas ata marshuan në sheshin Kossuth, ku ndodhet Asambleja Kombëtare.

Protestuesit kërkuan që qeveria të përmirësojë kushtet e punës për mësuesit dhe të ndryshojë politikën arsimore.

Lejimi i mësuesve në grevë dhe krijimi i një Ministrie Arsimi ishin gjithashtu kërkesa të bëra nga sindikata./KP/

Read Previous

​Gjatë muajit tetor nuk është raportuar asnjë rast i fëmijëve të braktisur

Read Next

10 nxënës nga Kosova zënë vendin e parë në garat e aritmetikës në Dubai, pesë të tjerë vendin e dytë