Meta: Kosova faktor paqeje në rajon, Shqipëria duhet të marrë shembull

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, ka postuar në median sociale Facebook takimin e tij me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Meta e ka konsideruar Kosovën si faktor të rëndësishëm në rajon dhe se Shqipëria duhet të marrë shembull.

“Kënaqësi të ndaja vlerësimet për përparimin e gjithanshëm të Kosovës, që gjithmonë e më shumë po konsolidohet si faktor paqeje, sigurie, stabiliteti, demokratizimi dhe evropianizimi në rajon”.

Presidenti Meta shkruan se Kosova “ka hedhur themele të forta e të qëndrueshme të shtetndërtimit” duke “duke përqafuar vlerat dhe parimet më të larta demokratike, respektin për liritë, të drejtat dhe dinjitetin njerëzor, mbrojtjen më sipërore të pakicave”.

Shteti i Kosovës, vijon Kreu shqiptar i shtetit, ka treguar përkushtim në funksionimin e demokracisë parlamentare, respekton parimet e kontrollit dhe balancës së pushteteve dhe synon sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

“Shqipëria duhet të marrë shembull nga ushtrimi i demokracisë në Kosovë, në veçanti se si llogaridhënia qeverisëse sigurohet përmes institucionit më jetik të demokracisë përfaqësuese, që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme”, nënvizon Presidenti Meta.

Meta bëri thirr se për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës si një “domosdoshmëri që duhet të ndodhë sa më parë”. /Albanianpost.com

May be an image of 2 people, people standing and indoor
May be an image of 4 people, people sitting and people standing
May be an image of 7 people, people sitting, people standing and indoor

Read Previous

Mehmeti: Besoj se më 28 korrik marrim dritën jeshile për Kartonin e Gjelbër

Read Next

Çfarë qëndron pas valës vdekjeprurëse të zjarreve në Evropë?