Messi në ShBA tek Inter Miami në vitin 2023?

Lionel Messi duket se nuk do ta mbyllë karrierën në Evropë.

Shtatë herë lojtari më i mirë në botë – më i miri aktualisht – Lionel Messi duket se nuk do t’i jap fund karrierës së tij nëpër Evropë, por përtej atlantikut.

Argjentinasi tash e sa vite është lidhur me një kalim të mundshëm tek Inter Miami në fund të karrierës.

Sipas ‘DIRECTV Sports’, Messi do t’i bashkohet Inter Miami në vitin 2023.

Fituesi i Kupës së Amerikës me Argjentinën është gati t’i bashkohet projektit të David Beckham në MLS.

Messi ka kontratë me PSG deri në fund të sezonit të ardhshëm, dhe atëherë pritet të bëjë lëvizjen e tij. /Lajmi.net/

Read Previous

Gjakovë/ Moti për ditët në vijim

Read Next

Shqetësime për ujë të trubulluar në Deçan, MSh: Rezultatet e analizave fiziko-kimike janë brenda kufijve