Messi fitoi Topin e Artë – por Ronaldo ka më shumë pikë të grumbulluara në histori të çmimit prestigjioz

Cristiano Ronaldo numëron më shumë pikë në histori për Topin e Artë, pavarësisht që Lionel Messi e ka fituar këtë trofe dy herë më shumë se portugezi.

Sulmuesi i PSG-së të hënën fitoi trofeun e shtatë të Topit të Artë, duke mposhtur rivalin Robert Lewandowski.

Pavarësisht që tani, argjentinasi është duke u vlerësuar si më i miri i të gjitha kohërave, statistikat në vota dëshmojnë të kundërtën.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, Ronaldo, që së fundmi e ka ftuar në vitin 2017, numëron 3 mijë e 781 pikë në të gjitha nomnimet për këtë çmim.

Kjo është 200 pikë më shumë se rivali Messi, që numëron rreth 3 mijë e 574 pikë.

Pavarësisht që shënoi 36 gola për Juventusin sezonin e kaluar dhe që arriti të shënonte 10 herë që prej kalimit te Man United, Ronaldo u rendit vetëm i gjashti në listën e ngushtë prej 30 më të mirëve të vitit 2021.

Është e hera e parë në 11 vite që portugezi mbetet jashtë top tre, ku mori 178 pikë, derisa Messi u shpall fitues falë 613 pikëve. /Telegrafi/

Read Previous

Rriten çmimet e naftës para Samitit të OPEC-ut

Read Next

Aplikacionet më të mira për Android për vitin 2021