Mësimi në të gjitha shkollat e Gjakovës, vazhdon nesër

Si në të gjitha Komunat e Kosovës, edhe në Gjakovë nga 48 shkollat që gjinden në këtë komunë, 34 janë shfrytëzuar si vendvotime për zgjedhjet e jashtëzakonshme që u mbajtën me 14 shkurt.

Drejtori i arsimit në Gjakovë theksoi se këto shkolla tashmë janë duke u pastruar dhe procesi mësimor do të vazhdojë nesër.

Nikollbibaj gjithashtu tregoi si është aktualisht gjendja sa i përket ngrohjeve në shkolla.

Drejtori i arsimit gjithashtu theksoi se në koordinim me DKA- në dhe drejtorët e shkollave do të përcaktohet një ditë kur do të zëvendësohet kjo ditë e humbur e mësimit në 34 shkollat e komunës së Gjakovës.

Read Previous

Procesi zgjedhor në Gjakovë vlerësohet i qetë dhe pa incidente

Read Next

267 raste të reja me COVID-19