Aksidentohet një kamion me një veturë në Gjakovë, lëndohet një person
Një mesazh emocionues dhe domethënëse nga atletja Jumna Fetahu. Kjo atlete ka bërë mrekullinë në Beograd duke thyer rekordin.
Jumna Fetahu, vajza e Sakip Fetait nga Çairi i Shkupit, (ish-komandant i UCK-së) ka thyer rekordin e saj në mitingun ndërkombëtar të atletikës në Beograd.
Atletja e talentuar në disiplinën e hedhjes së gjyles në kategorinë e të rejave, e zuri vendin e parë me rezultat 13.58 metra.
Ky sukses i saj është rekord shtetëror për pioniere dhe juniore të reja në Maqedoninë e Veriut.
Rekordi i saj i vjetër ka qenë 12.67 metra, kështu Jumna theu rekordin për 91 centimetra.
Ajo ka bërë një mesazh emocionues në adresë të babait të tij.
“Babi, ti atje, unë këtu. Ti e theve kufirin, unë rekordin.
Aty ku dhemb më së shumti, aty ku atomin e fundit e jap për mëmëdhenë”, ka shkruar Jumna./Botasot/