Mehaj takon ambasadoren e Izraelit, flasin për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka pritur në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv.

Në njoftimin për media nga Ministria e Mbrojtjes, thuhet se Mehaj i ka uruar ambasadores për detyrën e marr si dhe i shprehi gatishmërinë e plotë për bashkëpunim mes dy sheteve.

“Pas ceremonisë së djeshme të dorëzimit të letrave kredenciale, sot Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj priti në takim Ambasadoren e Izraelit në vendin tonë, Tamar Ziv. Me këtë rast, ai e uroi për marrjen e detyrës duke i shprehur vullnetin dhe gatishmërinë e plotë për bashkëpunim mes dy shteteve në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, në vijimësi të temave të diskutuara edhe në takimin e realizuar gjatë vizitës në Izrael”, thuhet në njoftim.

Ndër të tjera, ata diskutuan edhe për situatën e përgjithshme në mjedisin e sigurisë globale duke shprehur vullnetin e përbashkët për angazhim të të gjithëve për paqen, sigurinë dhe stabilitetin e qëndrueshëm në rajon dhe më gjerë. /Telegrafi/

Read Previous

Ka shpresë për një mandat shqiptar në parlamentin serb, pretendon Shaip Kamberi

Read Next

Ngriten çmimet e materialeve ndërtimore