Mehaj për diplomimin e oficerëve të FSK-së në Gjermani: Ambasadorë të identitetit tonë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se Agon Berisha dhe Uran Jahiri kanë diplomuar në Akademinë Ushtarake në Gjermani.

Gjithashtu ai njoftoi se edhe Art Sahiti e ka përfunduar kursin e karrierës për komandant kompanie dhe është avancuar në “Kapiten”.

“Shtohet edhe më tej kuadri i oficerëve profesionist të Ushtrisë sonë. Pas studimeve intenzive në Akademinë Ushtarake në Gjermani, diplomojnë me sukses të lartë , Agon Berisha  me specializim në fushën e IT ushtarake  si dhe Uran Jahiri  me specializim në fushën e logjistikës”, shkroi Mehaj.

Tutje, ai tha se këta oficerë janë ambasadorët dinjitoz të identitetit tonë shtetëror e ushtarakë.

“Gjithashtu, edhe oficeri Art Sahiti me sukses të lartë ka përfunduar kursin e karrierës për Komandant Kompanie dhe është avancuar në  gradën Kapiten. Mirënjohje e lartë për Republikën e Gjermanisë dhe shumë urime oficerëve tanë që me sukseset e tyre janë ambasadorët dinjitoz të identitetit tonë shtetëror e ushtarakë”, shkroi tutje Mehaj.

Read Previous

Situata në Kosovë, KFOR-i do të nis stërvitjet me automjete të rënda e helikopterë

Read Next

Berisha për zhvillimet në veri: BE-ja dhe SHBA-të të dënojnë skenarin destabilizues të Beogradit