Mediumi gjerman: Veriu i Kosovës më i tensionuar se zakonisht

Në ditën kur Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç, po zhvillojnë takime kokë më kokë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel, mediumi shtetërorë gjerman, “ARD”, ka publikuar një artikull ku raportohet se situata në pikë kalimin kufitar në Jarinje është më e tensionuar se zakonisht.

Për të argumentuar këtë raportim mediumi shtetërorë gjerman, jep si shembull prezencën e shtuar të pjesëtareve të Njësive Speciale të Kosovës në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Po e shihni edhe ju se si numri i njësive speciale po rritet çdo ditë”, thotë për mediumin gjerman Nenad Radosvljeviç, një qytetar serb duke përshkruar situatën në këtë pjesë të vendit “si të vështirë dhe të tensionuar”.

Më tej qytetari serb, ka thënë për mediumin gjerman se fajtorë për këtë janë vetë, Kurti dhe Vuçiç.

Sipas tij, Kurti është një populist me tipare të forta autoritare, ndërsa Vuçiç një politikane me prirje për t’u bërë një diktator i vërtetë.

“As njëri as tjetri, nuk dinë t’i zgjidhin problemet”.

Shtimi i numrit të pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Kosovës është si rrjedhojë e përkeqësimit të situatës në Veriun e vendit, pasi Qeveria e Kosovës më 31 korrik nisi implementimin e masave për konvertimin e targave dhe reciprocitetit me kartat e identitetit.

Ndryshe një ditë më parë Kosovo Force, apo siç njihet ndryshe KFOR, misioni i NATO-s në Kosovë, pati lajmëruar se ka rritur prezencën e trupave të tij në dy pikë kalimet kufitare në Jarinje dhe Bërnjak si dhe ka shtuar patrullimi në këtë pjesë të vendit.

Trupat e KFOR-it në Veri

Në anën tjetër Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, e ka theksuar në vazhdimësi se aleanca veri-atlantike është e gatshme në çdo moment të intervenojë në terren nëse e kërkon nevoja, por në konferencë të përbashkët për media, të mërkurën, bashkë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, është pyetur se si mund të duket ajo situatë.

Fillimisht, Stoltenberg ka përmendur se “NATO është në Kosovë me afër 4000 trupa” numër ky që, siç tha Stoltenberg, përbën “prezencën më të madhe ushtarake jashtë territorit të NATO-së”.

“Kjo në vetvete është shenjë e paqes dhe stabilitetit që duam në Kosovë. Dhe tregon përkushtimin e aleatëve të NATO-s”.

Më pas, sekretari gjeneral, tregojë se si operon NATO në situata të tilla të tensionimit të situatës, siç ishte ajo e mbrëmjes së 31 korrikut.

“Trupat tona të trajnuar mirë, të përgatitur mirë dhe të udhëhequr mirë veç me prezencën e tyre ndihmojnë në de-eskalim të situatës dhe shmangie të dhunës”.

“Kur të duhet mund të shtojmë trupat, mund të intervenojmë. Kemi edhe patrulla të rregullta edhe në Veri”, shtoi Stoltenberg.

Albin Kurti dhe Jens Stoltenberg

 /Albanianpost.com

Read Previous

Nënshkruhen kontratat me përfituesit e granteve biznesore në komunën e Gjakovës

Read Next

BSPK shpall grevë të përgjithshme nga 25 gushti