Mblidhet Kryesia e Kuvendit

Sot nga ora 11:00 do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit.

Në rendin e ditës është pika e papërfunduar nga seanca plenare e mbajtur më 22 dhe 28 korrik 2021 për votimin e rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e auditimit të pasqyrave vjetore financiare të ndërmarrjes “Hortikultura” për vitin 2020.

Gjithashtu në rend ditë është edhe pika e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 19 tetor 2021 për votimin e raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2020.

Read Previous

Moti sot në Kosovë

Read Next

Kroacia nis sot 130 ushtarë për në Kosovë