Mbi 17 mijë të vdekur nga tërmeti që goditi Turqinë e Sirinë

Mbi 17 mijë persona kanë humbur jetën në Turqi dhe Siri, si pasojë e tërmetit shkatërrues që goditi këto dy vende javën e kaluar.

E këto të dhëna i ka publikuar vet presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, i cili tha se prej tyre 14.014 janë në Turqi dhe mbi 63 mijë deri më tani janë konfirmuar si të lënduar.

Në anën tjetër, qeveria siriane ka njoftuar se 1.262 persona kanë humbur jetën, derisa edhe 1.900 tjerë kanë vdekur në zonat që kontrollohen nga rebelët.

Në total numri i tyre ka shkuar tashmë në 17.176, kurse Erdogan theksoi se të paktën 6.400 ndërtesa janë shkatërruar në Turqi.

Qeveria turke është zotuar se të gjithë ndërtesat e shembura do të rindërtohen, dhe do të bëjnë të pamundurën që të rikthehet normaliteti në ato rajone turke. /Telegrafi/

Read Previous

Armando Broja lë pas dëmtimin dhe rikthehet në stërvitje

Read Next

Zbulimi që mund të revolucionarizojë botën kompjuterike