Mbappe refuzon të japë një përgjigje të qartë për të ardhmen te PSG

Kylian Mbappe refuzoi të jepte një përgjigje të qartë për të ardhmen e tij në Paris Saint-Germain pas humbjes së tyre ndaj Bayern Munichut në fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve.

Reprezentuesi francez pati një paraqitje mesatare në ndeshjen e dytë të 1/8-tës pasi Bayern fitoi 2-0 në Allianz Arena për të kaluar tutje me rezultat të përgjithshëm 3-0.

PSG tani është larguar nga turneu në këtë fazë për herë të pestë në shtatë vjet, me Mbappen të paaftë për t’i frymëzuar ata drejt suksesit pasi refuzoi një lëvizje te fituesi aktual i Ligës së Kampionëve, Real Madrid, verën e kaluar.

Fituesi i Kupës së Botës në vitin 2018 ka këmbëngulur se ai mbetet i përkushtuar ndaj PSG-së dhe tani do të fokusohet në mbrojtjen e titullit të Ligue 1, por nuk po tërhiqet nga pozicioni i tij afatgjatë në klub.

Kur u pyet për të sqaruar të ardhmen e tij përtej këtij sezoni, Mbappe nuk u tregua edhe aq konkret para gazetarëve.

“Jo, jo, jam i qetë. E vetmja gjë që ka rëndësi për mua këtë sezon është të fitoj tani Ligue 1 dhe pastaj do të shoh”.

“Për momentin, unë jam duke folur vetëm për këtë sezon. Asgjë tjetër nuk ka rëndësi për mua”, ka thënë Mbappe. /Telegrafi/

Read Previous

Vitia: Qeveria e PAN-it nuk e ka proceduar asnjë ligj për ministrinë e Shëndetësisë

Read Next

SHBA dhe Evropa shprehin shqetësim për pasurimin e uraniumit nga Irani