Mbahet konferenca përmbyllëse e projektit “Together”

Është mbajtur tryeza përmbyllëse e projektit “Together” , “Së bashku” implementuar nga organizata “Roma in Action”. Akterë të shumtë institucional nga niveli lokal dhe qëndror diskutuan për të arriturat dhe mangësitë e komumitetit rom, ashkalinjë dhe egjiptianë.

Në pjesën e dytë u diskutua për për rëndësinë e mësimit të historisë së komuniteteve rom, ashkalinjë, egjiptianë në tekstet shkollore, ku për të folur pjesë e panelit ishin drejoresha e arsimit në komunën e Gjakovës, Eranda Kumnova Baci, deputetët Erxhan Galushi e Fridon Lala si dhe përfaqësuesi I avokatit të popullit në Gjakovë Mark Kaqinari. Gjatë konferencës është prezantuar edhe një reportazh për diskriminimin. Të pranishmit vazhduan me pyetje e diskutime deri në përmbyllje të konferencës.

Read Previous

Raporti i fundit për COVID-19 në Kosovë

Read Next

Mehaj merr mbështejen e Turqisë për Kosovën në NATO dhe Këshillin e Evropës