Max Verstappen shpallet kampion i Formula 1

Max Verstappen e ka fituar kampionatin e vozitjes në vitin 2021, kështu duke u bërë kampioni i 34 me radhë i Formula 1.

Vozitësi i Red Bull la pas vetës Lewis Hamilton për ta fituar Abu Dhabi Grand Prix në xhiron e fundit të garës, përcjell KosovaPress.

Verstappen bëhet vozitësi i katërt me radhë më i ri që shpallet kampion i F1, në moshën 24 vjeçare dy muaj dhe 12 ditë. Para tij janë Sebastian Vettel, Lewis Hamilton dhe Fernando Alonso.

Kampionati u fitua në Yas Marina circuit për Abu Dhabi Grand Prix, ku kjo ishte ndeshja e 22 dhe ndeshja finale e vitit kalendarik 2021 të F1.

Verstappen për një kohë të gjatë ka qenë në garë të vazhdueshme për titull me Hamiltonin, ku në ndeshjen e fundit tani janë në pikë të barabarta, gjithsej 369.5 secili.

Read Previous

Deçani mposht Vëllaznimin në fund të lojës

Read Next

Pak gra në uniformë të FSK-së