MAShTI publikon rezultatet e Testit të Arritshmërisë

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar sot rezultatet e Testit të Arritshmërisë për klasat e nënta, sipas të cilave arritshmëria mesatare është 50.75 përqind.

Në pjesën e parë të testit, arritshmëria e shprehur në përqindje në lëndët e përfshira në këtë pjesë është 54.4%, ndërsa e ndarë sipas lëndëve është: Gjuhë shqipe – 57.5%, Gjuhë angleze – 74.1%, Histori – 42.1%, Gjeografi – 50.5%.

Ndërsa, në pjesën e dytë të testit, arritshmëria është 47.1 përqind dhe e ndarë sipas lëndëve është: Matematikë – 46.8%, Informatikë – 52.1%, Fizikë – 45%, Kimi – 41.3% dhe Biologji – 51.2%.

Testit të arritshmërisë këtë vit i janë nënshtruar rreth 24 mijë nxënës të klasave të nënta.

/KosovaPress/

Read Previous

Broja i vendos një kusht ekipeve që e kërkojnë në merkato

Read Next

Kurti: E ritheksoj se Qeveria e Kosovës nuk e mbështetë Projektligjin për Trustin