Marcelo i thotë lamtumirë Realit: Largohem si lojtari me më shumë tituj

Marcelo i ka dhënë fund edhe zyrtarisht eksperiencës në Real Madrid.

Futbollisti brazilian po largohet nga “Santiago Bernabeu” pas 16 vjetësh të kaluar aty.

Ai ka fituar gjithçka me madrilenët, ndërsa sot u largua me lot në sy.

“I falënderoj të gjithë, nga shokët e skuadrës e deri tek trajnerët, por edhe të gjithë ata që punojnë për këtë klub. Kur jam larguar nga Brazili, e kisha në mendje të luaja në Ligën e Kampionëve. Sot largohem si lojtari me më së shumti tituj të fituar në klubin më të madh në botë”, deklaroi mbrojtësi i krahut të majtë për “Marca”.

Marcelo megjithatë nuk do ta mbyllë karrierën.

Ai është në pritje të ofertave pasi ndien se ende mund të luajë në nivele të larta.

Ndërkohë, presidenti Florentino Perez e ka falënderuar përfaqësuesin brazilian për kontributin e dhënë. 

/Gazeta Express/

Read Previous

Komisioni për Punë të Jashtme i BE-së të martën voton vlerësimet për progresin e Kosovës rreth anëtarësimit në BE

Read Next

Formula 1 pranë rikthimit në Afrikën e Jugut pas 30 vitesh