Marca zgjedh formacionin më të mirë të sezonit, dominojnë lojtarët nga Real Madridi

MADRID, SPAIN – DECEMBER 12: The team of Real Madrid CF line up for a photo prior to kick off during the La Liga Santander match between Real Madrid CF and Club Atletico de Madrid at Estadio Santiago Bernabeu on December 12, 2021 in Madrid, Spain. (Photo by Diego Souto/Quality Sport Images/Getty Images)

Me 71 anëtarë në juri, më në fund votat janë mbledhur dhe publikuar se kush ka përfunduar në formacionin më të mirë të sezonit të zgjedhur nga mediumi prestigjioz spanjoll Marca.

Gazeta Marca ka zgjedhur formacionin më të mirë të sezonit duke renditur lojtarët me një rreshtim 4-3-3.

Në formacionin e tyre të zgjedhur nga plot 71 anëtarë të jurisë, nga skuadrat që marrin pjesë në pesë ligat kryesore evropiane, dominojnë futbollistë nga Real Madridi dhe Liverpooli.

Duke pasur parasysh se dy skuadrat luftuan në finalen e Ligës së Kampionëve, nuk është çudi që tetë nga 11 lojtarët vijnë nga të dy klubet.

Në portë, nuk ka asnjë befasi pasi aty gjendet heroi i Real Madridit, Thibaut Curtois.

Në mbrojtje, janë dy lojtarë të Liverpoolit (Trent Alexander-Arnold dhe Virgil Van Dijk), një nga Real Madrid (David Alaba) dhe një nga Manchester City (Joao Cancelo).

Në mesfushë, Luka Modric gjendet së bashku me dy lojtarë të ekipit të Pep Guardiolës, Kevid de Bruyne dhe Rodri.

Në sulm, nuk ka asnjë dyshim për përfshirjen e Karim Benzemas dhe Vinicius Junior, ndërsa Mohamed Salah përmbyll treshen e sulmit.

Formacioni i MarcaCourtois; Alexander-Arnold, Van Dijk, Alaba, Cancelo; Rodri, De Bruyne, Modric; Salah, Vinicius dhe Benzema.

/Telegrafi/

Read Previous

​Dështon miratimi i Projektligjit për deklarimin e pasurisë dhe të dhuratave

Read Next

Shfaqja “Muslimanët” e Enver Petrovcit, fituese e festivalit “Teatri Shqiptar në Maqedoninë e Veriut”