Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Manchester City po përgatitet të bëjë një lëvizje të madhe në afatin kalimtar të verës, duke synuar mesfushorin e talentuar të Lille, Ayyoub Bouaddi.
Sipas gazetarit Nico Schira, kampionët e Anglisë kanë arritur tashmë marrëveshje me futbollistin maroken për kushtet personale. Bouaddi ka pranuar një kontratë që do ta mbajë në “Etihad Stadium” deri në verën e vitit 2031.
Tashmë fokusi i drejtuesve të Manchester Cityt është arritja e një marrëveshjeje me Lille, me klubin anglez që po përgatit një ofertë prej rreth 90 milionë eurosh për ta bindur skuadrën franceze të lejojë largimin e mesfushorit.
Nëse transferimi realizohet, Bouaddi do të bëhej një nga blerjet më të shtrenjta të Manchester Cityt./express