Talenti shqiptar, Kristjan Asllani titullar kundër Romës

Momenti vendimtar erdhi. Kristjan Asllani do të luajë ndeshjen e parë si titullar me Interin në Serie A.

Talenti shqiptar, i afruar me bujë si një prej lojtarëve të së ardhmes së zikaltërve do ta nisë nga minuta e parë sfidën me Romën. Pezullimi i Brozovic, i cili është edhe i dëmtuar i bën javët në vijim tejet të rëndësishme për karrierën e 20-vjeçarit.

“Asllani është një lojtar i zgjedhur nga unë dhe nga klubi, që po punon mirë. Me siguri kundër Romës do ta nisë ndeshjen si titullar. Në mesfushë kam vështirësi, pasi kam vetëm katër lojtarë. Përveç Asllanit janë edhe Mkhitaryan, Barrella e Calhanoglu. Tre do të luajnë dhe njëri do të aktivizohet nga stoli. Përveç Brozovic dhe Galliardini nuk ka qenë në gjendje të mirë. Shpresojmë të rikuperohet që të paktën të jetënë stol”, u shpreh Inzaghi.

Inter-Roma luhet këtë të shtunë, prej orës 18:00 në stadiumin Giuseppe Meazza./A2news/

Read Previous

Marrëveshja mes Serbisë dhe Rusisë konsiderohet e rrezikshme për Ballkanin

Read Next

Gjermania zbret TVSH-në e gazit