Luis Figo “tradhëton” madrilenët: I shoh anglezët si favorit, City është një nga ekipet më të mira në botë

Mes legjendave të futbollit, që kanë komentuar përballjen mes Real Madrid e Manchester City është dhe ish-“fantazisti” i Real Madrid, Luis Figo, i cili ka surprizuar me zgjedhjen e tij.

Në një deklaratë për mediat, Figo u shpreh se i sheh anglezët si favoritë, teksa i konsideron “qytetarët” e Manchester City, si një nga ekipet më të mira në botë për momentin.

“Unë i shoh anglezët si favoritë ​​është një nga ekipet më të mira në botë dhe ka përvojë pas gjysmëfinales që arriti dhe humbi ashtu sezonin e kaluar. Mendoj se Pep është favorit ndaj Realit, edhe pse kur luan në Madrid historia e këtij klubi…”,- është shprehur legjenda e madrilenëve. /i.m /abcnews.al 

Read Previous

Eurovision 2023: Sonte zhvillohet gjysmëfinalja e parë

Read Next

Moti në Gjakovë – Parashikimi për ditët në vijim