Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Fatmir Limaj nga Nisma Socialdemokrate pas dështimit të 47-të të konstituimit të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se kjo parti ka ofruar zgjidhje për dalje nga ngërçi politik.
“Ne e kemi zgjatur dorën për t’ia dhënë një mundësi dhe të mos quhet ngërç apo situatë e bllokuar, pra për ta zhbllokuar. Ne ia kemi zgjatur dorën e bashkëpunimit për të ndërtuar shumicën parlamentare. Nga Nisma është gatishmëria, dëshira, veprimi konkret për të gjetur një zgjidhje. Do të doja edhe të tjerët të ofronin zgjidhje konkrete”, ka thënë Limaj.
“Do të bisedoj me kryeministrin për të ardhur te një moment i zgjidhjes së situatës…Drejtuesit duhet të tentojnë për më të mirën e vendit”, tha ai.
Ai shtoi se komunikimi është çelësi fillestar i zgjidhjes.
“Gjëja më e zakontë është bërë e pazakonshme, gjëja e parë elementare është komunikimi, bashkëbisedimi në mes të politikanëve për të dalë nga kriza. Si të dilet nga kriza kur nuk komunikohet”, theksoi ai.
Edhe sot kryesuesi i seancës, Avni Dehari hodhi në votim Komisionin për Votim të Fshehtë, i cili mori 51 vota për nga 105 deputetë në sallë, derisa asnjë nuk ishte kundër e asnjë nuk abstenoi. Si rrjedhojë, në mungesë kuorumi seanca u ndërpre për të vazhduar pas 48 orësh. /RTKlive