Lejuan t’i pësojnë 59 gola duke shënuar 41 autogola, katër skuadra përjashtohen përgjithmonë pas kurdisjeve

Trukimi i ndeshjeve është i përhapur në shumë vende dhe është i dënueshëm.

Në Afrikë nuk i kanë falur katër skuadrat, Matiyasi FC, Shivulani Dangerous Tigers, Kotoko Happy Boys dhe Nsami Mighty Birds, që i kanë përjashtuar përgjithmonë.

Rezultatet 33-1 dhe 59-1 nuk mund të mos binin në sy dhe këto ekipe e kanë pësuar të gjitha dhe jo vetëm ato që lejuan golat.

Fitoret e Matiyasi dhe Tigers kanë shkuar dëm dhe në fund e kanë pësuar të katër klubet e përfshira.

Tigrat fitoi 33-1 ndaj Kotoko Happy Boys, ndërsa Matyasi mposhti Mighty Birds me rezultatin 59-1.

Nsami Mighty Birds shënoi 41 autogola gjatë humbjes së tyre 59-1 – pavarësisht se e përfundoi lojën me vetëm shtatë lojtarë./Alsat.mk/

Read Previous

Madhështia e shkëlqimi i Fadil Vokrrit përmes fotogravie (FOTO)

Read Next

BONEVET hap aplikimin për kampet verore 2022