Lazio-Inter, formacionet e mundshme

Sot në orën 18:00 luhet në Olimpico të Romës ndeshja Lazio-Inter.

Tekniku italian i Inter-it ndodhet në dilema të mëdha në formimin e formacionit të sotshëm për arsye të kohës së shkurtër të mbërritjes së lojtarëve latinë.

Lautaro Martinez ka mbërritur dje në orët e vona duke u akomuduar në një hotel në Romë.

Inzaghi ka bërë të ditur se Vidal dhe Sanchez nuk do të jenë të grumbulluar për ndeshjen kundër lazios për arsye se të dy lojtarët kthehen të dielën në Itali.

Sensi ende nuk është rikuperuar plotësisht dhe Correa do të vlersohet deri në momentet e fundit nëse do ta nisë si titullar apo jo.

Formacionet e mundshme:

Lazio (4-3-3) Reina,Marusic,Luiz Felipe,Patric,Hysaj,Milinkovic-Savic,Leiva,Luis Alberto, Felipe Anderson, Immobile,Pedro

Inter(3-5-2) Handanovic,Skriniar,De Vrij,Bastoni,Darmian,Barella,Brozovic,Galiardini,Dimarco,Dzeko,Perisic. /abcnews.al

Read Previous

Mediat spanjolle: Lewandoski ka pranuar transferimin te Real Madrid

Read Next

Osmani përplaset me ministrin serb në Këshill të Sigurimit: Serbia ende fle në varreza masive