Lajme të këqija për Interin

Romelu Lukaku do të jetë një mungesë e sigurt në derbi për Interin. Kur kanë mbetur më pak se 5 ditë nga ndeshja me Milanin, tekniku zikaltër Simone Inzaghi ka marrë lajme të këqija nga infermieria.

Nga testet e fundit, sulmuesi belg ka pësuar një tendosje të muskujve në kofshën e majtë dhe nuk është në gjendje për të zbritur në fushë.

Siç raportojnë mediat italiane, përveç takimit me Cremonese, këtë të martë, belgu do të mungojë dhe në derbin me Milanin të shtunën, ndërsa rrezikon dhe takimin e parë në Ligën e Kampionëve përballë Bayern Munchen./A2news/

Read Previous

Njeriu që qëndroi 17 vite pa folur

Read Next

BE e ndarë/ Gjermania dhe Franca kundërshtojnë ndalimin e vizave për rusët