Rumania ngriti në ajër dy avionë F-16 pasi zbuloi pesë objektiva ajrore pranë kufirit me Ukrainën
Los Angeles Lakers kanë një pronar të ri. Vetëm 14 muaj pasi Mark Walter bleu klubin për një vlerë rekord prej 10 miliardë dollarësh, Lakers janë shitur për 12.5 miliardë, duke vendosur një tjetër rekord në botën e sportit.
Skuadra e famshme e NBA-së do të kalojë në duart e ish-CEO-s së Disney-t, Bob Iger, dhe investitorit Joshua Kushner. Përveçse është vëllai më i vogël i dhëndrit të Trump, Jared Kushner, Joshua është i martuar me supermodelen Karlie Kloss.
Marrëveshja është një zhvillim i jashtëzakonshëm për Lakers, që për më shumë se katër dekada ishin në pronësi të familjes Buss.
Për 75-vjeçarin Iger, ky është një nga investimet më të mëdha pas largimit nga drejtimi i Disney-t, kompani që ai e drejtoi në dy periudha dhe gjatë së cilës udhëhoqi blerjet e Pixar, Marvel, Lucasfilm dhe pjesës më të madhe të 21st Century Fox.
Iger dhe Kushner kanë deklaruar se synojnë të ndërtojnë mbi trashëgiminë e familjes Buss dhe ta mbajnë Lakers në nivelet më të larta të basketbollit.
Shitja duhet të marrë edhe miratimin formal të bordit të guvernatorëve të NBA-së, por marrëveshja prej 12.5 miliardë dollarësh shënon fundin e një epoke dhe nisjen e një kapitulli të ri për një prej klubeve më ikonike në sport. /tvklan.al