Kushte të mira mësimi u ka krijuar objekti i ri nxënësve në fshatin Korenicë

Shkolla fillore e mesme e ulët “Luigj Gurakuqi” në Korenicë këtë vit ka kaluar në objektin e ri. Infrastruktura e re shkollore, nxënësve ju ka lehtësuar shumë zhvillimin e planprogrameve mësimore sepse objekti i ri posedon kushte moderne për zhvillimin e procesit mësimor. Drejtori Shukri Smajli u shpreh se ky objekt i plotëson të gjitha kërkesat për mësimnxënie dhe mësimdhënie bashkëkohore në raport me trendet e kohës.

Nxënësit të kënaqur me objektin e ri, ende i kanë të freskëta vështirësitë që i kishin në objektin e vjetër.

Objekti i vjetër që ndodhet në oborrin e shkollës ka mbetur jashtë funksionit, dhe ende nuk është marrë ndonjë vendim se si do të veprohet me këtë objekt.

Që nga fillimi i vitit të ri shkollor këtu është punuar me prezencë fizike në shkollë me orën mësimore prej 40 minutash,  sepse numri i ncënësve e ka mundësuar një proces të tillë.

Read Previous

Rama kërkon mbështetjen e BE për iniciativën e “Ballkanit të Hapur”

Read Next

Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit