Kusari- Lila premton investime e përfaqësim të denjë në qeverisje për komunitetet pakicë – KRONIKË ZGJEDHORE

Kandidatja për kryetare të komunës së Gjakovës, nga radhët e LVV Mimoza Kusari-Lila e shoqëruar nga Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit, Elbert Krasniqi dhe deputeti nga IRDK Fridon Lala si dhe deputetë të tjerë u takuan me banorë të komunitetit egjiptian në lagjen Sefë. Ministri Krasniqi në fjalën e tij tha se Kusari-Lila e ka mbështetjen e plotë të qeverisjes së pushtetit qendror dhe Gjakovën e pret ndryshimi.

Kusari Lila u premtoi banorëve të komuniteteve angazhim për të gjitha qështjet që i shqetësojnë tash e sa vite.

Një tjetër çështje që u diskutua ishte deponia ilegale e meturinave në lagje Ali Ibra, me ç’rast u premtua se ky do të jetë ndër vendimet e para që do të merret nga Kusari Lila sapo të marrë udhëheqjen e pushtetit lokal.

Read Previous

​Berisha: Kosovës nuk ia japin vizat për shkak të krimit të organizuar shqiptar

Read Next

France Football publikon listën e plotë me kandidatët për Topin e Artë