Kurti vizitoi ekipin “Bad News Eagles”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar dje ekipin “Bad News Eagles”, të cilin e ka uruar për suksesin arritur në lojën CS:GO. 

Ai ka thënë se djemtë e “Bad News Eagles” janë bërë inspirim për shumë të rinj në Kosovë.

“Flatronin, Senerin, Gencin, Dionisin, Rigonin e Klestin i njihni me emra të tjerë, por unë sot po i përmend këtu me emrat e tyre tē vërtetë. Sepse ata tani janë bërë inspirim për shumë të rinj në Kosovë. Bashkë me zëvendësministren e Kulturës, Rinisë e Sportit, Daulina Osmani, dje iu uruam edhe me bakllavë Festën e Bajramit dhe iu dëshiruam shumë suksese në PGL Major Antwerp 2022”, ka shkruar Kurti.  

Kryeministri Kurti ka shkruar se qeveria që ai drejton do të angazhohet që potencialin e rinisë ta bëjë sa më produktiv, ndërsa entuziazmin e tyre institucional.  

Kuri ka premtuar se do të bëjë tifo për “Bad News Eagles” në çdo turne.  

Për vizitën e kryeministrit Kurti kanë njoftuar edhe “Bad News Eagles”.

“Ne patëm një bisedë të mrekullueshme se si ta përmirësojmë e-sportin në regjionin tonë”, kanë shkruar grupi “Bad News Eagles”.

Të rinjtë tash e një kohë janë duke u përgatitur për turneun e madh “PGL Major Antwerp 2022″.

Read Previous

“The Telegraph” zgjedh qytetin më të mirë në botë

Read Next

CIA publikon udhëzime si ta kontaktojnë nga Rusia