Kurti takohet me ambasadorët e QUINT-it

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar ambasadorët e shumë shteteve prezente në Kosovë.

Në mesin e ambasadorëve të pranishëm në takim janë ata të Quintit (ShBA, Britani, Francë, Gjermani, Itali), por edhe disa amabasadorë të tjera.

Kurti para gazetarëve tha se gjatë ditës do të takohet me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, por nuk tregoi se çka do të bisedohet.

“E kemi një takim me të gjithë ambasadorët e akredituar nga Qeveria në orën 11:00 pastaj e kemi një drekë punë më emisarin e veçantë Miroslav Lajçak”.

“Ajo se çka do të diskutohet, do të iu tregojmë në fund të takimit”, tha Kurti, i pyetur nga gazetarët pas ngjarjes së lansimit të Programit të Punësimit të të Rinjve.

Read Previous

Kurti kërkon që Perëndimi të mos bëjë presion për Asociacionin

Read Next

Sërish tërmet në Turqi, dy goditje brenda disa minutave