Kurti njofton për blerjen e dronëve Bayraktar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të dielën ka njoftuar se janë blere dronë Bayraktar TB-2 nga Turqia, raporton Ekonomia Online. 

Ndonëse nuk ka treguar për numrin e dronëve të blerë, Kurti ka vlerësuar se Kosova tash është edhe më e sigurt. Ai e ka përgëzuar oficerët të cilët kanë kryer trajnimin për përdorimin e dronëve.

“Arsenalit të ushtrisë sonë i kemi shtuar edhe dronë Bayraktar TB-2 të cilët i kemi blerë si Qeveri nga Turqia! Në dy vjet qeverisje e kemi shtuar për mbi 80% numrin e ushtarëve dhe mbi 100% buxhetin për ushtrinë. Kosova tash është edhe më e sigurt përveçse gjithnjë krenare! Me Komandantin e FSK-së gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe Ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj përgëzuam oficerët që e kanë kryer trajnimin për përdorimin e dronëve”, ka shkruar Kurti./EO/

Read Previous

Temperaturë deri në 39°C gjatë ditëve në vijim

Read Next

Mehaj: Kosova duhet të jetë vendi i 33 që anëtarësohet në NATO