Kurti në hapje të mbledhjes së përbashkët: Kur nuk ekzistojnë problemet politike, suksesi i përbashkët është i garantuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në hapje të mbledhjes së tetë të përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë, tha se synimi i përbashkët është anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

Kurti shtoi se sot bashkëpunimi në mes dy shteteve tona në kohën e paqes duhet ta rindez atë entuziazëm që pati në kohën e luftës për çlirim.

“Ky bashkëpunim nuk ka qenë asnjëherë më i gjerë me intensiv në burimet njerëzore dhe natyrore. Megjithëse një kohë ka pasur kufij ndarës të imponuar politikisht natyra nuk ka ditur për ta kur i ka shpërndarë burimet e saj zhvillimore në rajon”, tha Kurti.

Kurti shtoi se marrëdhëniet tona janë dëshmi se kur nuk ekzistojnë problemet e pazgjidhura politike suksesi i marrëdhënieve në të gjitha fushat është i garantuar.

“Lënja për fund dhe mbajtja pezull e zgjidhjes së problemeve esenciale politike, mban pezull mosbesimin e ndërsjellë social. Anëtarësimi në BE mbetet synim i ynë i përbashkët”, tha Kurti.

Kryeministri shtoi se marrëveshjet që do të nënshkruhen sot do të jenë për lehtësimin e jetës së qytetarëve të të dyja shteteve.

/Telegrafi/

Read Previous

Gjiri Filikurit, një nga plazhet më të bukura të bregdetit himariot

Read Next

Mot i ndryshueshëm gjatë 7 ditëve në Gjakovë