Kurti: Masat e reja i përgjigjen nevojës për të qenë të kujdesshëm ndaj virusit

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë që masat e reja anti COVID janë bërë në përputhje me situatën e tanishme pandemike në vend.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë që këto masa gjithashtu i përgjigjen nevojës për të qenë të kujdesshëm ndaj virusit i cili me disa variante të tij vazhdon të jetë prezent në mesin tonë.

“Masa të reja kundër COVID-19, promovim dhe respektim i diversitetit e barazisë, katër projektligje të miratuara dhe dy vendime të mëhershme të shfuqizuara. Mbledhjen e mbrëmshme të Qeverisë, të 46-tën, e zhvilluam në mënyrë elektronike. Si vendim të parë, miratuam masat e reja për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19. Ato i përgjigjen situatës së tanishme pandemike në vend por edhe nevojës për të qenë të kujdesshëm ndaj virusit i cili me disa variante të tij vazhdon të jetë prezent në mesin tonë”, tha Kurti.

Kurti gjithashtu bëri të ditur se në mbledhjen e mbrëmshme e shpallëm vitin 2022 si vit i personave me aftësi të kufizuara në Republikën e Kosovës.

“Së bashku do të punojmë për një shoqëri me gjithëpërfshirje e mundësi për të gjithë. Ndër 14 vendimet e kësaj mbledhje nga 408 sa kemi marrë gjithsej që nga fillimi i qeverisjes sonë, katër ishin për miratimin e projektligjeve nga fushëveprimi i Ministrisë së Mbrojtjes, tek ai i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve e deri te i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Shtuam ligjshmëri duke shfuqizuar edhe dy vendime të qeverive të mëparshme”.

“Njëri i qershorit të vitit 2018 për emërimin e zëvendësdrejtorit për shërbime administrative-financiare në Agjencinë e Shërbimit të Navigacionit Ajror. Tjetri i qershorit të vitit 2019 për rekomandimin e ministrit të atëhershëm të Mbrojtjes në lidhje me ristrukturimin e disa pozitave në këtë ministri.Vazhdojmë punën si dhe përgatitjet për vendime tjera të mira”, tha Kurti.

Read Previous

Masat e reja antiCOVID, Kurti: I përgjigjen situatës së tanishme me pandeminë

Read Next

“Shqipëria s’ka respektuar abetaren e unifikuar, Kosova po”, thotë Nagavci