Kurti lanson sot fushatën për informim për liberalizim të vizave


Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se nga sot do të hapet fushata për informimin e qytetarëve për liberalizimin e vizave.

Fushata do të lansohet në Sheshin “Skënderbeu“ me fillim nga ora 13:00 nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.

“Aktiviteti i parë do mbahet në Prishtinë për të vijuar më tej në krejt Kosovën”, ka bërë të ditur dje Qeveria e Kosovës.

Ndryshe, nga 1 janari 2024 qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë drejt zonës Shengen pa viza, për qëndrime afatshkurtra. 

Udhëtimi pa viza nënkupton se mund të udhëtoni lirshëm në shtetet e zonës Shengen, por nuk do të mund të punoni./Sinjali/

Read Previous

Moti në Gjakovë

Read Next

Dita Botërore e Mësuesit