Kurti: Epokës së korrupsionit po i vjen fundi, shkatërruam 68 banda kriminale

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka deklaruar se epokës së korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë në Kosovë është duke i ardhur fundi.

Ai në Samitin e Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Prishtinë foli edhe për punën e qeverisë gjatë 1 vit e gjysmë.

“Ligjet duke qenë të aprovuara nga përfaqësuesit e zgjedhur janë përgjigja përfundimtare e vullnetit të zgjedhur, kështu një shtet vërtetë demokratik duhet të sigurojë që ligjet të zbatohen nga të gjithë nga të pasurit, të varfërit…”, tha ai.

Më tej, ai përmendi edhe indeksin e “Transparency International” ku foli për korrupsion dhe lirinë e shtypit.

“Me qeverinë tonë Republika e Kosovës ka bërë hapa të mëdhenj drejtë një ideje të tillë. Në vitin e kaluar jemi përmirësuar për 17 vende në indeksin e “Transparency International” dhe në indeksin e korrupsionit dhe lirisë së shtypit.

“Autoritetet ligjzbatuese kanë ndërmarrë 800 operacione policore ndaj krimit dhe korrupsionit dhe kanë arrestuar mbi 2000 njerëz duke përfshirë afërsisht 300 zyrtarë publik e shtetërorë.

Kanë shkatërruar 68 banda kriminale dhe kanë konfiskuar mbi 1.8 milionë drogë, 75 villa të sekuestruara për shkak të ndërtimit të paligjshëm dhe lista e pronarëve ishte tronditëse por jo befasuese – gjyqtarë të nivelit të lartë, biznesmenë të pasur, politikanë dhe të afërmit e tyre”, tha Kurti.

/GazetaSinjali/

Read Previous

SHBA shqyrton dërgimin e sistemit HAWK në Ukrainë

Read Next

Çmimi i gazit në Evropë bie nën 100 euro për herë të parë që nga ndërprerja e furnizimeve nga Rusia