Kur do të zhvillohen ndeshjet e Superkupës në konkurrencën e femrave në basketboll?

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) në bashkëpunim me KBF Penza do të organizojë Superkupën e Kosovës në konkurrencën e femrave.

Garat do të zhvillohen më 4 dhe 5 Tetor në Pejë. Në gjysmëfinale do të përballen Penza dhe Vëllaznimi, si dhe Prishtina me Bashkimin. Finalja do të zhvillohet më 5 tetor.

Takimet pritet të jenë shumë interesante, duke marrë parasysh se këto katër skuadra luftuan për titull deri në fund të edicionit të kaluar.

Fitues i fundit i Superkupës është Bashkimi, kurse në edicionin e kaluar Kupën e fitoi Prishtina, kurse titullin skuadra e Penzës, duke e bërë njërin nga edicionet më interesante pasluftës në Kosovë./Telegrafi

Orari

4 Tetor 2021

Gjysmëfinalet:

16:00 Penza – Vëllaznimi

19:00 Prishtina – Bashkimi

5 Tetor 2021

Ora 19:00 FINALJA

Read Previous

Bllokada ul importin e mallrave nga Serbia

Read Next

‘Qilimi Shqiptar’, fitues i çmimit të parë në ‘Loop Design Awards’